Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
17 June 2026
Vizion fokus

Protestat në Shqipëri dhe debati për Zvërnecin, Rama nga...

Rama në Berlin: Europa ka nevojë për rajonin tonë,...

Donald Trump kritikon kryeministren e Italisë: Më keni braktisur!

“Rama ka konflikt ndërkombëtar”, Goxhaj tregon skenarin, si rrëzohet...

Goxhaj: Pamje më unike se kjo që po ndodh...

Vetëm 10 ditë i punësuar në administratë, Muka: Rama...

Mbyllet protesta e 17-të para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin

Protestat e qytetarëve, Taulant Muka: Kancelaritë e Europës janë...

Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes SHBA-Iran do të mbahet...

Britania mund të kufizojë stërvitjet dhe operacionet në ushtri...

Lëvizte me armë në zonën e Tushemishtit/ Policia arreston 21-vjeçarin me precedent të mëparshëm penal (EMRI)

12 Qershor 08:49

Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia në Pogradec, pasi është kapur me armë zjarri.

 

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se i arrestuar është Enis Shaho. Ai u kap në orët e vona të ditës se djeshme duke qarkulluar me armë zjarri në zonën e Tushemishtit.

 

21-vjeccari është i njohur për policinë pasi është dënuar edhe më parë për të njëjtën vepër penale të armëmbajtjes pa lejë, ndërsa do të jetë prokuroria që do të hetojë lidhur me rastin për të parë nëse Shaho është i përfshirë në ndonjë konflikt.

 

Pogradec/Finalizohet pas disa javësh hetime proaktive, operacioni policor i koduar “Tushemishti”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.

 

Hodhi nga automjeti, armën e zjarrit pistoletë që mbante në brez, kur pa shërbimet e Policisë, arrestohet në flagrancë 21-vjeçari.

 

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë me 6 fishekë në karikator, një shkop hekuri dhe një thikë, që i posedonte 21-vjeçari i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për kanosje.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e rasteve të mbajtjes së armëve, pa lejet përkatëse, bazuar dhe në inteligjencën informative për një shtetas që qarkullonte i armatosur, në Pogradec, kanë organizuar punën për kapjen e tij. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Tushemishti” u arrestua në flagrancë shtetasi:

 

-E. Sh., 21 vjeç, banues në Pogradec, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për kanosje.

 

Gjatë operacionit, në vendin e quajtur “Ura e Tushemishtit”, Pogradec, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin në të cilin shtetasi E. Sh. po udhëtonte si pasagjer dhe i kanë bërë me shenjë të ndalonte. 21-vjeçari, sapo ka konstatuar shërbimet e Policisë, me qëllim që të shmangte përgjegjësinë penale, ka hedhur në drejtim të lumit, armën e zjarrit pistoletë që mbante në brez.

 

Shërbimet e Policisë kanë gjetur në lumë, armën e zjarrit pistoletë me 6 fishekë në karikator, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një shkop hekuri, një thikë dhe një celular që u gjetën në çantën e 21-vjeçarit.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Posted Under:
Kronike Kryesoret Vendi
Tagged:
Pogradec policia Tushemisht

Nga e njëjta kategori

Protestat në Shqipëri dhe debati për Zvërnecin, Rama nga Berlini: Korrupsioni u shpall i vërtetuar përpara se të ekzistonte ndonjë provë

më shumë...

Rama në Berlin: Europa ka nevojë për rajonin tonë, synojmë anëtarësimin në BE para fundit të dekadës

më shumë...

“Rama ka konflikt ndërkombëtar”, Goxhaj tregon skenarin, si rrëzohet qeveria

më shumë...

Goxhaj: Pamje më unike se kjo që po ndodh në Shqipëri nuk ka! Gjenerata Z solli ndryshimin

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

8:42

Protestat në Shqipëri dhe debati për Zvërnecin,...

8:24

Rama në Berlin: Europa ka nevojë për...

10:45

Donald Trump kritikon kryeministren e Italisë: Më...

10:17

“Rama ka konflikt ndërkombëtar”, Goxhaj tregon skenarin,...

10:07

Goxhaj: Pamje më unike se kjo që...

9:55

Vetëm 10 ditë i punësuar në administratë,...

9:30

Mbyllet protesta e 17-të para Kryeministrisë, qytetarët...

9:25

Protestat e qytetarëve, Taulant Muka: Kancelaritë e...

8:26

Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes SHBA-Iran do...

7:52

Britania mund të kufizojë stërvitjet dhe operacionet...

7:31

Gjykata e Strasburgut refuzon ankesën e Dodikut...

7:18

Avokati i familjes Osmani: Nuk kemi asnjë...

7:00

Shpërthim me lëndë plasëse në Prizren

6:31

Incident në kanalin anglez, anija luftarake ruse...

6:14

Dita e 17-të e protestës, nis grumbulimi...

6:09

Shenjat e Horoskopit që do të kenë...

5:38

Aksident në aksin Vlorë-Panaja, plagoset drejtuesi i...

5:30

Samiti i G7 në Evian të Francës,...

5:22

Furnizonte me armë organizatat kriminale në Evropë,...

5:10

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

Më të klikuarat

  • Detaje nga vrasja në Mirditë, kolegu i 45-vjeçarit zbriti ng...
  • Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta neonatologu i njoh...
  • Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3
  • Vlerësim ndërkombëtar për “Ferma VIP”, përfaqësu...
  • U plagos nga i kërkuari Violand Braçellari në Maliq, Hita vi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.