Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
24 June 2026
Vizion fokus

Starmer do të mbetet deputet pas largimit nga posti...

Brukseli planifikon mision të ri në Liban, synon mbështetjen...

Tragjedi në Kavajë! Vëllai vret vëllanë me thikë

Mbyllet protesta, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Rubio: Grupi teknik për Iranin mblidhet sërish javën e...

Presidenti Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u...

Policia britanike “armatoset” me dronë dhe skanim fytyrash

Dita e 25-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve...

Trump: Irani ka informuar SHBA se nuk do të...

Rutte do të takojë Trump para Samitit të NATO-s

Lëvizjet e planeteve ndryshojnë rrënjësisht jetën e këtyre shenjave/ Horoskopi 5-11 nëntor

3 Nëntor 11:20

DASHI: Java nuk do të fillojë në mënyrën më të mirë të mundshme. Hëna dhe Venusi do të ndikojnë që të ndiheni në humor të keq dhe do të shkaktojnë tension në jetën tuaj në çift. Përqendrohuni më mirë te puna, sepse në këtë aspekt do të jeni të favorizuar nga planetët. Duke filluar nga data 9, falë pranisë së Jupiterit, do të fillojë një periudhë gjatë së cilës do t’ju ofrohen mundësi të shumta për të pasur sukses si dhe do t’ju paraqiten projekte interesante.
DEMI: Më në fund, duke filluar që nga dita e premte, Jupiteri do të kalojë në shenjën tuaj. Do të nisë për ju një periudhë e favorshme në aspektin profesional ku do të duken frytet e punës suaj. Të mërkurën dhe të enjten, Hëna në pozicion të pafavorshëm do të ndikojë që të ndiheni në humor të keq dhe të stresuar. Situata në fundjavë do të përmirësohet. Prania e një njeriu të veçantë për ju do t’ju ndihmojë të ndiheni mirë.
BINJAKËT: Për fat të keq, këtë javë planeti Jupiter do të kalojë në pozicion të pafavorshëm për shenjën e Binjakëve. Mos ndërmerrni nisma nëse jeni të pasigurt për përfundimin e diçkaje. Duhet të bëni sidomos kujdes në aspektin profesional. Forcojini mirë pozitat tuaja përpara se të nisni projekte të reja. Kalimi i Venusit në shenjën tuaj do t’ju dhurojë dashuri dhe pasion në jetën në çift. Bëni kujdes megjithatë të mos tregoheni shumë këmbëngulës në idetë tuaja, sidomos të premten dhe të shtunën.
GAFORRJA: Java do të jetë plot me ulje e ngritje, për sa i takon aspektit të ndjenjave. Venusi në pozicion të pafavorshëm nuk jua lehtëson komunikimin me partnerin dhe mund të keni edhe mosmarrëveshje, sidomos të dielën që edhe Hënën nuk do ta keni aleate. Nëse keni diçka të rëndësishme për të bërë lëreni për të mërkurën dhe të enjten, sepse gjatë atyre ditëve do t’ju ofrohen mundësi të shumta që duhet t’i kapni fluturimthi!
LUANI: Jeni gati të përjetoni një javë fantastike? Do të keni në anën tuaj planetin Venus, i cili do t’ju dhurojë emocione pafund në aspektin sentimental. Edhe në aspektin profesional gjërat do të shkojnë më së miri, sidomos të premten, ku përveç Mërkurit do të keni edhe Jupiterin në pozicion të favorshëm. E mërkura dhe e enjtja nuk do të jenë ditë dhe aq të mbara dhe mund të ndiheni në humor të keq.

VIRGJËRESHA: Ju të lindurit në shenjën e Virgjëreshës nuk i bëni asnjëherë gjërat rastësisht, kjo vlen edhe për aspektin profesional ku shquheni për qëndrimin tuaj prej pedanti dhe për përpikëri. Për fat të keq, Mërkuri dhe Jupiteri nuk do të jenë në pozicion të favorshëm këtë javë dhe nuk do t’ju njihen meritat në punë, edhe pse ju keni bindjen që meritoni vlerësime. Këshillohet të tregoheni të duruar dhe t’i shtyni çështjet e rëndësishme për të mërkurën dhe të enjten, kur Hënën do ta keni aleate.
PESHORJA: Java do të fillojë në mënyrë të shkëlqyer, sepse të hënën dhe të martën Hëna do të kthehet nga shenja juaj. Do të jenë dy ditë me shumë fat dhe do të jeni shumë të favorizuar në aspektin e ndjenjave. Venusi do të ndihmojë beqarët që t’i bëjnë për vete të tjerët dhe mbase të thyejnë edhe disa zemra… Edhe në aspektin profesional ju presin rezultate të shkëlqyera. Duke filluar nga dita e premte, Jupiteri do të ndikojë që të keni sukses në projektet tuaja.
AKREPI: Këtë javë Jupiteri do ta braktisë shenjën tuaj, duke mbyllur kështu një periudhë ndryshimesh, gjatë së cilës keni qenë më të vetëdijshëm për aftësitë tuaja. Vazhdoni në rrugën tuaj dhe do të shijoni sukseset e merituara. E mërkura dhe e enjtja do të jenë ditët më me fat të javës. Hëna do të jetë e kthyer nga shenja juaj, duke ju shtuar shanset për sukses.
SHIGJETARI: Duke filluar nga dita e premte do të nisë për ju një periudhë e favorshme, e mbushur me suksese. Jupiteri në shenjën tuaj do t’ju ndihmojë të arrini synimet që i keni vënë vetes. Falë faktit që Mërkuri është kthyer nga shenja juaj, do të keni takime që do të rezultojnë të dobishme. Venusi do t’ju ndihmojë në aspektin e ndjenjave. Përgatituni të përjetoni një javë të mbushur me emocione.
BRICAJPI: Pozicionimi i pafavorshëm i Venusit vazhdon t’ju krijojë probleme në jetën në çift. Do të rriten tensionet mes jush dhe partnerit. Më mirë nxirreni inatin menjëherë, sesa të akumuloni pakënaqësi që mund të rezultojnë të dëmshme në planin afatgjatë. Të hënën dhe të martën do të përjetoni një gjendje nervozizmi. Do t’ju duhet të prisni fundjavën për të pasur sërish qetësinë e dëshiruar. Me Hënën në shenjë do të ndiheni në humor më të mirë dhe më të qetë.
UJORI: Gjatë kësaj periudhe keni hasur mjaft vështirësi në aspektin profesional, por më në fund gjërat po marrin për mirë. Edhe Mërkuri, edhe Jupiteri do të kthehen nga shenja juaj dhe do t’ju ofrohen mundësi të shumta që duhet t’i kapni fluturimthi. Venusi ju favorizon në aspektin e ndjenjave, duke ju dhuruar pasion në jetën tuaj në çift.
PESHQIT : Këtë javë nuk do ta keni më mbështetjen e Jupiterit dhe do të fillojë për ju një periudhë e vështirë në aspektin profesional, gjatë së cilës do të hasni vështirësi dhe pengesa të shumta. Mos u shqetësoni, sepse gjithçka do të shkojë më së miri në aspektin e ndjenjave. Hëna në shenjën tuaj do t’ju dhurojë emocione të bukura të mërkurën, të enjten dhe të dielën. Mundohuni të ruani qetësinë gjatë ditëve të premte dhe të shtunë./Living

Posted Under:
Lifestyle
Tagged:
horoskop levizje Living Nentor Planetë

Nga e njëjta kategori

Rukola, aleatja e re kundër shtimit në peshë dhe sheqerit të lartë në gjak, ja arsyeja

më shumë...

Pse disa njerëz nuk mund të urinojnë në tualete publike, çrregullimi i fshehtë që kthehet në ankth

më shumë...

Si ju sinjalizon trupi nëse veshkat janë në rrezik

më shumë...

Si ju sinjalizon trupi nëse veshkat janë në rrezik

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

10:43

Rukola, aleatja e re kundër shtimit në...

10:26

Starmer do të mbetet deputet pas largimit...

10:18

Brukseli planifikon mision të ri në Liban,...

9:48

Moti i keq në Gramsh, breshëri shkakton...

9:35

Tragjedi në Kavajë! Vëllai vret vëllanë me...

9:10

Mbyllet protesta, qytetarët nisin marshimin në rrugët...

8:38

Rubio: Grupi teknik për Iranin mblidhet sërish...

8:10

Presidenti Begaj mesazh për protestat: E drejta...

7:56

Policia britanike “armatoset” me dronë dhe skanim...

7:37

Dita e 25-të e protestës, nis grumbullimi...

7:24

Trump: Irani ka informuar SHBA se nuk...

7:03

Rutte do të takojë Trump para Samitit...

6:39

Dënohet me 7 vite burg nënkryetari i...

6:31

Lamallari në Europol: Forcojmë bashkëpunimin kundër drogës...

6:13

Reforma Administrativo-Territoriale/ Debat mes Boçit dhe Isait:...

6:01

Gjendet i pajetë gazetari që zbuloi lidhjen...

5:38

Ushtria amerikane: Kemi vrarë një udhëheqës të...

5:30

Dorëheqja e Starmer si lider i Laburistëve...

5:04

Krim brenda familjes në Itali! Burri vret...

4:50

Rama pret ambasadorin turk, në fokus forcimi...

Më të klikuarat

  • “Mos u merr me llafe grash”, plas sherri në sean...
  • Krim brenda familjes në Itali! Burri vret bashkëshorten dhe...
  • Tragjedi në Kavajë! Vëllai vret vëllanë me thikë
  • Presidenti Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shpr...
  • “Në një njohje me ish-fermeren e Ferma VIP”, Henri Rru...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.