Subscribe

Prokuroria e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar nis hetimet ndaj ish presidentit Ilir Meta.

 

Pas kallëzimit penal të bërë nga ish deputeti i Partisë Demokratike Halit Valteri, SPAK i kërkon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve një kopje të formularit të vetëdeklarimit të Ilir Metës.

 

Në shkresën dërguar KQZ-së, SPAK i këkon t’i vihet në dispozicion dokumenti i dorëzuar nga ish deputeti i LSI-së, Ilir Meta mbi garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen apo ushtrojnë funksione publike.

 

Në një tjetër shkresë, në adresë të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjëndjes Civile, e publikuar edhe nga vete kryetari i PL-së, SPAK kërkon informacion mbi gjeneralitetet e Ilir Metës dhe nëse ato janë ndryshuar. Pra nëse në gjendjen civile mbiemri i ish kreut të shteti është Metaj apo Meta, pa ‘j” në fund.

 

Hetimet për kryetarin e Partisë së Lirisë nisin tre muaj pas kallëzimit penal të ish deputetit Halit Valteri. Në padinë e tij ai pretendon se zotëron prova që Ilir Meta ka kryer korrupsion dhe paratë e përfituara i i ka përdorur për lobim.

 

Në atë kohë Halit Valteri deklaroi se një gazetar i huaj, emrin e të cilit nuk e bëri publik i kishte vënë në dispozicion dokumente që vërtetojnë aferën korruptive të ish presidentit.

 

Kallëzimi penal i ish deputetit erdhi pasi në maj, një prej gazetave më të mëdha në Austri,  “Kronen Zeitung” shkruajti se presidenti Ilir Meta pagoi 700,000 mijë dollarë për lobim përmes një kompanie qipriote guaskë, që të siguronte një foto në ceremoninë e inagurimit të presidentit amerikan Donald Trump.

 

Pas hetimeve të nisura nga SPAK, kryetari i PL-së në një reagimin në facebook akuzon drejtuesin Arben Kraja se po i shërben fshehjes së skandalit të aferës korruptive të inceneratorëve.

 

ILIR META

KRYETAR I PL

Meqënëse spurdhjaku i partisë ka vendosur t’i shërbejë hapur mafies së inceneratorëve në panik ju lutem njihuni edhe me një kërkesë tjetër serioze për karagjozët më të mëdhenj të Ramaformës. Shtatori po vjen dhe Drejtësia e Popullit nuk do ndalet më! Ramoviçin asgjë nuk e shpëton dot më!

 

Nga njëra anë SPAK dhe nga tjetra Partia Socialiste, janë dy beteja me të cilat Ilir Meta do të përballet.

 

Në shtator Partia Socialiste do të kërkojë që të ndalojë me ligj kandidimin në zgjedhje të bashkëpunëtorëve të ish sigurimit të shtetit, ku sipas kuvendit dhe autoritetit të dosjeve ish presidenti është njeri prej tyre.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *