E diel, 22 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:55 Në vijim ora 03:55: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Leverkusen mohon kontaktet me Milanin: Xhaka nuk është në shitje

Pavarësisht zërave të shumtë që e lidhnin Granit Xhakën me një transferim të mundshëm te Milani, drejtori sportiv i Bayer Leverkusenit, Simon Rolfes, ka dalë publikisht për të mohuar gjithçka.

Në një intervistë për ‘Kicker’, Rolfes ka hedhur poshtë kategorikisht mundësinë e një marrëveshjeje me klubin italian.

“Nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë lloj negociate me Milanin për Granit Xhakën,” u shpreh ai.

“As nga ana jonë nuk ekziston asnjë ide për ta shitur. Granit është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne.”

Reklamë

Deklarata e tij vjen në një moment kur mediet raportonin për një interes konkret nga ana e Milanit dhe një vullnet të vetë lojtarit për t’u transferuar në Serinë A.

Por Leverkuseni, të paktën zyrtarisht, e mbyll derën për çdo skenar largimi të mesfushorit shqiptar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë