Bajerni i Mynihut detyrohet të heq dorë nga trofeu i parë sezonal. Bavarezët u eliminuan nga kupa e Gjermanisë pasi u mundën në fushën e vet në duelin e madh të 1/8 nga Bayer Leverksuen 1 me 0.
Supersfida në Alianz arena u ndikua jo pak nga episodi i minutës së 17 të pjesës së parë kur Frimpong u ndal në mënyrë të gabuar pa hyrë në zonën vendase nga portieri Nojer.
Gardiani i Bayernit u ndëshkua me karton të kuq dhe çfarë është më interesantja, bëhet fjalë për kartonin e parë të kuq në karrierë për 38-vjeçarin gjerman.
Vinsent Kompani sakrifikon Leroi Sanen, për të futur në fushë portierin e dytë Perec. Ky i fundit bëhet protagonist i një pritje të bukur pak çaste më vonë pikërisht ndaj Frimpong, ndërsa Bayerni rastin më të rrezikshëm e krijoi përmes një goditje me kokë të Goreckes.
Në pjesën e dytë Leverkusen shfrytëzoi epërsinë numerike për të qenë i rrezikshëm tek porta bavareze. Pas një rasti të Virc, ai që do të zhbllokonte shifrat në minutën e 69 ishte Tela me kokë.
Rastin më të mirë të vendasve për të çuar ndeshjen në shtese e pati Olize, por gjuajtja e tij shkoi jashtë dhe Bayerni i dha lamtumirën kupës.
Bashkë me Leverkusen në fazën çerekfinale të këtij trofeu shkoi edhe Shtutgarti që mundi Regenzburg 3 me 0, Verder Bremen gjithashtu që mundi Darmshtad 1 me 0 si dhe Arminia Bilefeld që bëri surprizën e madhe duke eliminuar Frajburgun falë një suksesi 3 me 1.





