Dështon sërish mbledhja e kërkuar nga këshilltarët bashkiakë të Vlorës. Këshilltarët i kërkuan kryetarit të bashkisë, Dritan Leli një mbledhje fizike jashtë radhe për të diskutuar problematikat në qytet.

 

“Me gjithë pritshmërinë tonë, kjo e drejtë u nëpërkëmb nga Leli që zgjodhi të tregohet indiferent ndaj ligjit. I kujtojmë Lelit se ai nuk ka ardhur në krye të bashkisë si kandidat i pavarur dhe as si shoqëri civile, por është zgjedhur si përfaqësues i popullit. Leli refuzon që të ballafaqohet me qytetarët. Leli kërkon të mbrohet pas ekranit të kompjuterit, por kjo mbetet mburojë virtuale. Nuk pranojmë asnjë komunikim në distancë, çdo mbledhje fizikisht do ketë kërkesat për llogaridhënie të Lelit për punët e bashkisë, do të marrim audit të jashtëm për dhënien e lejeve nga Bashkia e Vlorës”, tha Ilir Metaj, një prej këshilltarëve, njëherazi deputet i sapozgjedhur në zonë.

Ai shtoi prej sot këshilltarët nuk do të marrin pjesë në asnjë mbledhje në platformën “Zoom”.

 

Ndërkohë Leli nga “Zoom” ju përgjigjet këshilltarëve.

 

“Duke iu uruar një ditë të mbarë pune jam sipas kërkesës për të zhvilluar një mbledhje jashtë radhe për problemaikat. Wshtë keqkuptuar se administrata e Bashkisë e ka penguar qëllimisht mbajtjen e mbledhjes, sa i përket pretendimit të disa këshilltarëve për tejkalim të kompetencave nga ana e kryetari të Bashkisë, është i pabazuar se administrata nuk ka pasur asnjë pretendim për datën, kjo për faktin se kryetari i Bashkisë dhe administrata ishin të gatshëm në platformën “Zoom” për mbledhjen, siç është dhe sot. Mbledhja jashtë radhe në sallën “Petro Marko”, nuk mund të zhvillohet se masat janë akoma në fuqi. Zhvillimi i mbledhjeve në ambiente të mbyllura do të ndryshojë pas datës 01.07.2021. Administrata e Bashkisë do të jetë në dispozicion. Do kërkojë mirëkuptimin që t’i kursenin një shfaqje e panevojshme qytetarëve në mesin e zhvillimit të sezonit turistik, iu kam shpjeguar se zhvillimi i mbledhjes është i pamundur pasi janë në fuqi masat anti-COVID.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *