Pas një takimi me Asamblenë e PS në Vlorë, kryeministri Edi Rama nuk e fshehu shqetësimin për mënyrën si po drejtohet Bashkia e këtij qyteti nga Dritan Leli.

 

“Është e rëndësishme që ne vazhdojmë intensivisht punën këtu në Vlorë. Sa i përket administrimit të vogël unë jam jashtëzakonisht i shqetësuar, jo vetëm për Vlorën por me bashkitë që kanë detyrime ekstra që lidhen me industrinë e turizmit.”

 

Rama ka përsëritur se pavarësisht se në shtator do të jetë deputet i Durrësit, raporti i tij me Vlorën nuk do të ndryshojë.

 

“Formalisht jam deputet i Durrësit edhe për t’i kushtuar një vëmendje të veçantë me praninë si deputet. Por unë do të vazhdoj të jem në Vlorë, madje për të bërë edhe më shumë. Me Vlorën nuk me lidh e nuk më ndan mandati i deputetit.”

 

Në marrëdhënien  me kreun e Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, Rama është treguar i prerë, e ka përsëritur se Leli e ka përjashtuar veten nga partia ditën që refuzoi të ishte deputet i PS.

 

“Leli kishte një detyrë partiake dhe dezertoi. Ne si parti menduam që Leli të kandidonte si deputet, ai dezertoi në këtë betejë. Madje në krahasim me kandidatët në Dibër, Leli nuk bëri asnjë fushatë për PS, dhe dha zero kontribute. Teorive të konspiracionit për emërimin e Afrimit si kryetar bashkie pas Lelit nuk qendrojnë dhe nuk kanë për të qëndruar asnjëherë. Afrimin e solla unë në Vlorë të bënte punët publike që nuk bënte Dritan Leli.Nuk kam asgjë personale me Lelin. Këshilli bashkiak të bëjë detyrën për të siguruar llogaridhënien.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *