Një termet ka goditur mëngjesin e kësaj të shtune fshatin Gjorm, në juglindje të Vlorës.

 

Lëkundjet janë regjistruar rreth orës 1:22 pas mesnate dhe sipas institutit të gjeoshkencave, ato ishin me magnitudë 2.2 ballë, 20 km larg qytetit të Vlorës.

 

Ky është tërmeti i 4 që regjistrohet në rrethin e Vlorës për këtë muaj, pasi me herët, në datat 3, 4 dhe 5 prill, lëkundjet sizmike kane prekur Lukovën, Borshin si dhe fshatin Fteras në Vlorë.

 

Fatmirësisht tërmeti i fundit nuk ka shkaktuar dëme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *