Subscribe

Një nga kryefjalët e vitit 2023 ishte forcimi përtej pritshmërive i monedhës vendasve në raport me valutat, aq sa viti që lamë pas mund të konsiderohet si viti i lekut. Ky fillim janari duket se ka nisur qetë në tregun valutor në  raport me fundin e dhjetorit. Në tregun vendas një euro këmbehet këtë të mërkurë me 104 lekë, thuajse njësoj sa viti që mbyllëm.

Por tendenca edhe e këtij viti duket se do të vijojë të karakterizohet nga një lek i fortë. Ky fakt konfirmohet nga banka e Shqipërisë, e cila ka publikuar kalendarin e ankandeve që do të ndërhyjë në treg për të blerë euro. Kalendari parashikon blerjen e deri 300 milion eurove në treg, nëpërmjet organizimit të 20 ankandeve. Ato do të nisin në shkurt dhe do të shtrihen deri në muajin dhjetor 2024.

Më këtë kalendar banka qendrore duket se do të jetë më shumë prezente në treg këtë vit, në raport më 2023. Ky fakt konfirmon presionet për një mbiçmim të monedhës vendase në raport me euron. 2023 shënoi një rekord të ri historik të këmbimit euro/lek. Kursi arriti deri 101 lekë. E gjithë kjo situatë është kthyer në krizën më të madhe që po kalojnë bizneset eksportuese, pasi euro është monedha me të cilën ata zhvillojnë aktivitetin. Eksportuesit thonë se 2023 u mbyll pa fitim, ndërsa kanë paralajmëruar se 2024 do të jetë viti i falimentimeve, në rast se euro nuk stabilizohet./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *