Policia ka vënë nën hetim kryeinspektorin e Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Dibër. Si dhe tre inspektorë, pasi akuzohen se nuk ushtruan kontroll konform ligjit, duke përpiluar akte administrative fiktive dhe favorizuan dy shtetas.

 

Ndërkohë, shpallet në kërkim policor ish-kryeinspektori E. XH., 37 vjeç, për “shpërdorim detyre”.

 

“Po në vijim të hetimeve për dokumentimin e plotë të këtij rasti, ka nisur procedimi penal dhe për shtetasit B. Sh., 62 vjeç, banues në Peshkopi, me detyrë drejtor i DPKZHT-së bashkia Dibër, A. C., 29 vjeç, banues në Peshkopi, me detyrë përgjegjës i Kontrollit Territorit dhe E. Sh., 41 vjeç,  banues në Peshkopi, me detyrë përgjegjës i Sektorit të Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit. Procedimi penal ndaj tyre ka nisur pasi dyshohen se kanë konsumuar elementët e veprës penale të shpërdorimit të detyrës, pasi kanë lëshuar leje rikonstruksioni për shtetasin Sh. B. dhe nuk kanë kryer procedurën përkatëse për ushtrimin e kontrollit në territor për zbatimin e lejes së lëshuar.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *