Arrestohet kryeinspektorja e IMT pranë Bashkisë Sarandë për shpërdorim detyre, ndërsa është shpallur në kërkim pronari i një pallati 7-katësh.

 

Pas një pune hetimore 3-mujore, është bërë i mundur dokumentimi i plotë ligjor të aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e ndërtimeve në qytetin e Sarandës dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “HESHTJA”,  në kuadër të të cilit u kap dhe u arrestuan në flagrancë shtetasja:

 

Romina Pulaj, 31 vjeçe, me detyrë kryeinspektore e Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Sarandë.

 

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi Pando Papuçi, 66 vjeç, pasi ka ndërtuar në mënyrë të paligjshme një pallat 7-katesh (në ndërtim e sipër), në lagjen nr.1, në qytetin e Sarandës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *