Atletico Madridit do të përballet me Leipzig sonte në mbrëmje për nje tjetër biletë në gjysmëfinalet e champions league, Edhe pse spanjollët kanë më shumë eksperiëncë në këtë kompeticion,dhe vijnë më favorit se gjermanët, Leipzig ka treguar se di të bëjë mrekulline dhe në ndeshje vendimtare. Sa i përket formacioneve të skuadrave, do të ketë disa mungesa. Spanjollëve i mungojnë dy futbollistët që rezultuan pozitivë me Coronavirus dy ditë më parë Correa dhe Vrsaljako, ndërsa  pjesa tjetër e ekipit do të jetë në fushën e lojës. Tekniku  Diego Simeone tha se do të jetë një sfidë e vështirë kundër një skuadre që u rëndit e treta në Bundeslige, mirëpo sipas argjentinasit, të besuarit e tij duhet ta fitojnë ndeshjen dhe për këtë nuk ka asnjë justifikim.

Nga ana tjetër  tekniku Nagelsman nuk do të ketë në dispozion liderin që I udhehoqi deri ketu Timo Verner i transferuar tek Chelsea e po ashtu nuk do të jetë as  mbrojtësi Konate. Sulmuesi Shik dhe mbrojtësi Halsteneberg kanë probleme fizike dhe ende nuk dihet nëse do ta nisin si titular. Trajneri Nagelsman tha se Atleitco ka ekpseriencë në të tilla nivele  por në ndeshje teke gjithcka sipas tij mund të ndodhe.
Ndeshja do të luhet në Jose Alvalade të Lisbonës dhe do të gjykohet nga polaku Marciniak

Fituesi i këtij takimi do të presi në gjysmëfinale PSG e cila u kualifikua mes shumë vështirësish mbrëmjen e të mërkurës përballë Atalantës.

Sfidën mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën Tring në orën 21:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *