Të martën rikthehet uefa champions league me emocionet e njërez prej dy sfidave franko-gjermane Laipzig-PSG. Si kurrë më parë në gjysëmfinalet e këtij trofeu të madh do të ndeshen përballe njera-tjetres ekipe nga Gjermania dhe Franca.Beteje e fortë në dy sfida teke, për finalen e madhe të 23 gushtit që do të luhet në Lisbonë. Mbetet për tu parë nëse këtë herë ndryshe nga cerekfinalet, do të kemi fitues ato që janë favorite në leter duke shkuar drejt një finaleje Bayern- PSG, apo do të vijojnë surprizat . Megjithatë nisur nga ajo që ka dhuruar champions ditët e fundit, nuk është cudi të kemi edhe derbi në finale, qoftë të gjithën franceze apo edhe gjermane. Të martën në mbrëmje të parat që kanë takimin me historine janë Leipzig dhe PSG. Gjermanet kanë realizuar deri tani një ecuri mbreselenese duke befasuar të gjithë Europen me kalimin në Gjysmëfinale. Viktima e fundit ishte Atletico Madrid e Simeones. Megjithë largimin e parakohshem te Verner dhe dëmtimin e Konate, trajneri Nagelsman falë aftësive të tij për të perdorur  të gjithë organiken në funksion të grupit, I ka neutralizuar këto problematika.Gjasat janë që Olmo dhe Poulsen të luajnë titullarë ndërsa Shik, Adams dhe Forsberg do të presin momentin e tyre gjatë ndeshjes. Në krahun tjetër Tomas Tuhel do të vazhdoj të mos ketë të gatshëm Verratin dhe Kurzauan që i shtohet edhe mungesa e Navas I dëmtuar në suksesin kundër Atalantes. Di Maria kthehet në formacion pas pezullimit e po ashtu do të luajë titullar edhe Mbappe që është rikuperuar 100%. Për PSG ky është një edicion ideal për ti shkuar deri në fund ëndërrës së sheikeve për të marrë një sukses të madh në champions pas dominimit disavjecar në France.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *