Subscribe

Pas Kakavijës, edhe në pikën kufitare të Kapshticës, autoritetet greke kanë vendosur të lehtësojnë masat.

 

Shtetasit shqiptarë dhe të huaj mund të hyjnë ne territorin grek nga Shqipëria, duke qenë të vaksinuar me tre doza. Por mund të kalojnë në anën tjetër të kufirit edhe ata të vaksinuar me dy doza. Me kusht që doza e dytë të mos ketë kaluar gjashtë muaj. Të gjithë të tjerët pastaj duhet të bëjnë test.

 

Vendimi i marrë gjatë orëve të fundit nga ministri grek i Shëndetësisë, është pritur mirë nga emigrantët shqiptar të cilët punojnë e jetojnë në territorin fqinj. Heqja e testit PCR për personat e vaksinuar ka rritur fluksin e lëvizjes në këtë pikë kufitare.

 

“Dy doza, është hequr testi. Shumë mirë.”

 

Burime zyrtare bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit nga pika e Kalimit kufitar të Kapshticës, kanë hyrë në Greqi, 1314 shtetas shqiptarë dhe të huaj, ndërkohë që nga Greqia kanë hyrë në vendin tonë 923 shtetas.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *