E premte, 9 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Lefter Koka në pranga/ Si u akuzua nga Kryemadhi për inceneratorët disa muaj më parë

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka është arrestuar sot nga Prokuroria e Posaçme, për çështjen e inceneratorëve.

 

Reklamë

Kujtojmë se disa muaj më parë, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi akuzoi publikisht Lefter Kokën se kishte firmosur për të realizuar projektet e inceneratorëve në Elbasan, Fier dhe Tiranë.

 

Reklamë

Në dosjen që publikoi, Kryemadhi tha se Lefter Koka kur ishte Ministër i Mjedisit u vetëshpall si autoriteti nënkontraktor që do të negocionte me kompaninë e inceneratorit të Tiranës, ndërkohë që këtë tagër e kishte vetëm Këshilli i Ministrave.

 

Ai u akuzua se ka gënjyer këshillin e ministrave duke nënshkruar me dorën e tij se ngritja e inceneratorit nuk do të kishte impakt mbi buxhetin e shtetit.

 

Këtë deklarim ai e ka paraqitur edhe pranë Këshillit të Ministrave gjatë procedurës së miratimit të VKM për Dhënien e Bonusit prej 8% të pikëve shoqërisë “Integrated Energy BV”, e cila ishte përzgjedhur pa organizuar një garë ndërkombëtare me investitorë të huaj, sikurse kërkohej.

 

Për të gjitha këto veprime, Kryemadhi dërgoi në SPAK dosjen ku kërkoi dënimin e tij për shpërdorim detyre.

Më shumë video

Reklamë