Deputeti demokrat Lefter Gështenja reagoi në facebook në lidhje me takimin e organizuar mbrëmjen e të mërkurës në një restorant në Tiranë, ku u mblodhen një pjesë e deputeteve demokrat që mbështesin Enkelejd Alibeajn.

 

Gështenja pranon se ishte ai që organizoi darken mes deputeteve të PD.

 

Mirëpo sipas tij, ndryshe nga sa kanë shkruar disa media, qëllimi i tij është bashkimi i demokrateve, pasi ndryshe PD do të humbasë zgjedhjet lokale.

 

 

Nisur nga kërkesat e vazhdueshme të gazetarëve mbi takimin e djeshëm me një pjesë të deputetëve demokratë, ndjej detyrim të informoj se po, unë e kërkova këtë takim informal në vijim të takimit të datës 19 korrik ku kishim rënë dakort për tu takuar në fund të gushtit.

Veç të tjerash qëllimi kryesorë i takimeve ka qenë si të krijojmë ura komunikimi brenda Partisë Demokratike dhe jo mure ndarëse, për të gjetur zgjidhje politike që mund të unifikojë qëndrimin e opozitës.

Unë besoj në bashkimin dhe nuk do rresht për të bërë bashkë demokratët në kushtet kur sfida e zgjedhjeve lokale është në prag.

Nëse nuk ka bashkim, zgjedhjet lokale do humben para makinerisë kriminale të Edi Ramës.

E gjithë opozita në një kandidat është mundësia e vetme për tia dalë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *