Ish-kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla vijon betejen më drejtësine për një masë më lehtësuese.

 

Këtë të hënë në GJKKO u zhvillua seanca ku sipas avokatit të tij u sollën prova të reja nga ekspertet mjeko-ligjore.

 

Sipas avokatit Hysni Demiraj gjatë një kontrolli të bërë për gjëndjen shëndetesore ka rezultuar se ish-kryebashkiaku nuk është i aftë të përballojë burgun.

 

Senaca e radhës nga gjykata u la në 29 korrik orën 13:30. Lefter Alla pas arrestimit u shtru neë spitalin e burgut për shkak të problemeve shëndetësore.

 

Ish-Kryebashkiaku akuzohet për shpërdorim detyre lidhur me një tender me vlerë afro 3 mln euro për ujesjellësin dhe kanalizimet në lagjën e vjeter Bulqizë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *