Ledian Memushaj vazhdon te konfirmohet si një element shume i rëndësishëm me skuadrën e tij. Vetëm 9 dite me vone vlonjati gjen përsëri rrjetën duke ndihmuar ekipin ne luftën për një vend ne Serine A sezonin e ardhshëm.

 

Ne javën e 32 te Serise B, Peskara barazoi ne shtëpi 1-1 përballë Peruxhias, ndërsa ishte 32-vjeçari i cili i dha avantazhin provizor te zotëve te shtëpisë.

 

Ne minutën e 16 ne një goditje dënimi, topi i gjuajtur nga argjentinasi Brugman u devijua nga muri kundërshtar, ndërsa futbollisti i kombëtares përfitoi nga një kthim i topit duke lëshuar një predhe drejt portës se Peruxhias.

 

Memushaj nuk e mendoi e dy here duke shtangur portierin me rrjetën e tij e duke kaluar ne epërsi te zotet e shtëpisë.

 

Avantazhi i Peskares zgjati deri ne minutën e 70 kur miqtë kthyen gjithçka ne baraspeshe, një rezultat qe nuk do te ndryshonte deri ne fundin e takimit.

 

Për vlonjatin ky ishte goli i dyte me fanellën e Peskares gjate këtij sezoni. Skuadra e tij tashme ndodhet ne vendin e peste ne kuotën e 49 pikëve ne zonën e play-off-it, por vetëm 5 pike me pak se vendi i dyte Lece çka përkthehet ndryshe edhe kualifikimi direkt për ne Serine A vitin e ardhshëm.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *