Subscribe

Kryetari i Lidhjes Demokratike te Kosoves  Isa Mustafa ka propozuar Avdullah Hotin si kandidat per kryeminister nga radhet e partise se tij,  Ky propozim vjen pasi presidenti Hashim Thaci i kerkoi kesaj force politike, te caktoje nje emer per te pasuar Albin Kurtin.

Mustafa theksoi perpara gazetareve se fillimisht i ishte kërkuar atij vete te drejtonte qeverine por per arsye shëndetësore nuk mund te pranonte mandatimin.

ISA MUSTAFA

KRYETAR LDK

Ishte kërkesë e gati të gjithë anëtarëve që unë të marr këtë përgjegjësi, sepse ata konsideronin si vullnet dhe përgjegjësi të tyre, unë e arsyetova para krysesisë që nuk jam në gjendje të marrë këtë përgjegjësi. Janë diskutuar disa emra, por, në fund është vendosur.Ne kemi diskutuar për Avdullah Hotin, Lutfi Hazirin, Kujtim Shalën, ka pas edhe emra të tjera, me vullnetin e të gjithëve jemi pajtuar që z.Hoti të propozohet nga kryesia e LDK’së, për kryeministër.

Kandidati për kryeministër Avdullah Hoti, tha se sfida e parë që do të përballet Qeveria e re e Kosovës, do të jetë pandemia Covid-19.

AVDULLAH HOTI

KANDIDAT PER KRYEMINISTER, LDK

Unë kam marrë besimin e LDK-së për të ndërtuar qeverinë e re. Sfidën e parë do ta ketë menaxhimin e pandemisë dhe e dyta, rimëkëmbjen e ekonomisë. Pasojat nga pandemia do të jenë të mëdha. Dialogu do të udhëhiqet nga Qeveria e Kosovës.

Qeveria e re, sipas formulës së LDK-së do të ndërtohet mbi bazën e koalicionit me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Nismën Socialdemokrate, Aleancën Kosova e Re, Listën Serbe dhe komunitetet tjera joshumicë.Formimi i qeverisë kalon përmes procedurës së votimit në Kuvendin e Kosovës, me të paktën 61 vota.

Nga ana tjeter Kryeministri në detyrë ka paralajmëruar se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese sapo presidenti do te caktoje një kandidat për kryeministër, pa partinë fituese të zgjedhjeve, në këtë rast pa Lëvizjen Vetëvendosje. I pyetur nga gazetaret se si i sheh zhvillimit per formimin e qeverise se re, Albin Kurti refuzoi te pergjigjej.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *