E ardhmja e talentit kuqezi Marash Kumbulla po bëhet gjithnjë e më shumë një telenovele në merkaton e futbollit në Itali.

Intershihej skuadra favorite për të marrë shërbimet e mbrojtësit të ri të Veronës, mirëpo mesa duket nuk do ta ketë aspak të lehtë.

Mediat italiane konfirmojnë njësulm frontal të Lazios në këtë operacion merkatojë.

Bardhekaltrit janë gati të përmirësojnë dhe parakalojnë oferten e Interit ( 25 milione euro plus 3 mln të tjera bonuse).

Tratativa favorizohet nga marrëdhenia shumë e mirë e presidentit të Lazios Lotito dhe homologut të tij veronez Setti pa llogaritur edhe ndërhyrjen e Igli Tares.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *