E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Lavrov: Vendimi për të përdorur raketa me rreze të gjatë nga Ukraina është vendosur më para

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov bëri me dije se vendimi për të përdorur raketa me rreze të gjatë veprimi nga Ukraina në tokën ruse ishte marrë shumë kohë më parë.

Lavrov po komentonte raportet për heqjen e ndalimit të përdorimit të raketave anglo-franceze ” Storm Shadoë” dhe SHBA-së, të cilat kanë një rreze prej 190 miljesh ose më shumë, brenda Rusisë nga Ukraina.

“Ne nuk kemi asnjë dyshim se vendimi për heqjen e kufizimeve për armët me rreze të gjatë për një sulm në territorin e Federatës Ruse është marrë shumë kohë më parë,” tha Lavrov.

Lavrov vazhdoi të pretendonte se vendet perëndimore i dhanë Ukrainës informacion që do t’i lejonte ata të kryenin sulme brenda Rusisë kundër objektivave, përfshirë infrastrukturën civile.

Reklamë

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë