Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov tha se vendet perëndimore përdorin mjete të paligjshme për të ruajtur pozicionet e tyre gjeopolitike, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një fjalim gjatë një aktiviteti në Moskë, Lavrov bëri vlerësime lidhur me politikën e jashtme të vendeve perëndimore.

“Kolegët perëndimorë, për të mbrojtur pozicionet e tyre gjeopolitike, përdorin në mënyrë aktive mjetet e paligjshme të tilla si presioni me forcë dhe sanksione të njëanshme”, tha Lavrov duke tërhequr vëmendjen se vendet perëndimore, kryesisht SHBA-ja, nuk dëshirojnë të krijojnë bashkëpunim të bazuar në barazi.

Shefi i diplomacisë ruse theksoi se marrëdhëniet me vendet perëndimore do të zhvillohen në drejtim të interesave të vendit të tij.

“Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë në fushat që na interesojnë dhe në kushtet që janë të favorshme për ne. Situata me të vërtetë nuk është e thjeshtë, por ne jemi të gatshëm që situata të mos përparojë në këtë drejtim”, tha Lavrov.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *