E diel, 15 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“Larguan veten, jo uraniumin”, Trump: Iranianët nuk kishin dijeni për sulmin në objektin bërthamor

Presidenti i SHBA, Donald Trump, në një intervistë për Fox News, deklaroi se sulmet amerikane ndaj objektit bërthamor në Fordo ishin të suksesshme dhe se Irani nuk ishte në dijeni të tyre.

Sipas tij iranianët nuk mundën të largonin uraniumin, pasi janë vënë në dijeni të sulmit vetëm në momentin e fundit.

Trump deklaroi se nxjerrja e uraniumit do të kishte qenë “shumë e vështirë dhe e rrezikshme”, ndërsa shtoi se askush nuk e kishte parashikuar që SHBA do të godiste ato instalacione, të cilat konsideroheshin të paarritshme.

Pak ditë më parë, Trump kishte pretenduar në Truth Social se Irani kishte dërguar punëtorë për të betonuar puseta në zonën e Fordo-s, duke tentuar të mbulonte gjurmët.

Ndërkohë, New York Times, duke cituar burime të sigurisë, raportoi se Irani kishte larguar pajisje dhe uranium nga objekti përpara sulmeve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë