Subscribe

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili i bëri thirrje qeverisë që të largojë ambasadorin rus dhe t’i bllokohen vizat qytetarëve rusë.

 

Balla tha se propozime që nuk kanë vlerë as nuk janë pjesë e një strategjie të koordinuar.

 

“Për të gjithë ishte e qartë dhe pozicioni i Shqipërisë i shprehur. Po aq i qartë ishte dhe vlerësimi i Zelenskyt për mbështetjen e ofruar nga Shqipëria, qoftë në aspektin e prezencës së Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në OKB dhe për prezencën e saj si anëtare e NATO. Kashtë mbi tjegulla mund të pretendojë të vendos gjithkush, por nuk besoj se është momenti që këtu në Shqipëri, apo partnerë, që e kanë mbyllur kapitullin e tyre, të vijnë me propozime që nuk kanë vlerë as nuk janë pjesë e një strategjie të koordinuar. Agresioni i pajustifikuar rus e ka bëre botën më të bashkuar se kurrë kundër Rusisë.”, tha Balla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *