Kryeministri Edi Rama ju përgjigj menëjherë presidentit Ilir Meta, pas reagimit të këtij të fundit për largimin e shqiptarëve. Rama bëri thirrje që në 25 prill shqiptarët të largojnë nga politika LSI. Sipas tij, raporti i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim po përdoret për politikë kundër qeverisë.
“Propaganda me largimet e shqiptarëve është një shëmti e madhe, që tregon karakterin e natyrën e vërtetë të opozitarëve tanë! A thua se Iliri, Saliu apo Luli e Monika nuk ishin në pushtet me vite të tëra dhe po këta do t’i kthejnë shqiptarët nga rruga, me kallamin e tyre magjik! Por një raport me të dhënat e 5-6 viteve më parë, i përdorur për politikë kundër qeverisë sot nga Presidenti i Republikës, është fiks argumenti pse shqiptarët në 25 prill duhet ta shqelmojnë jashtë organizmit politik të Shqipërisë ndërmarrjen private të LSI-së! Çfarë degradimi!”
Më herët Ilir Meta apeloi që në 25 prill shqiptarët të bashkohen për të marrë në dorë fatet e vendit dhe për të ndryshuar realitetin.





