Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me të dhënat e publikuara nga INSTAT, që flasin për largimet masive të të rinjve nga vendi.

 

Meta thekson se ky është një alarm i kuq për ndaljen sa më parë dhe me çdo kusht të këtij shterimi asgjësues të popullit.

 

“Treguesit demografikë të INSTAT, dëshmojnë për zbrazjen katastrofike të vendit. Shqipëria ka në vit 50 mijë qytetarë më pak edhe përtej edhe skenarit më negativ të parashikueshmërisë së zvogëlimit demografik. Thënë ndryshe çdo vit fshihet nga harta popullsia e një qyteti mesatar.

 

Ky është një alarm i kuq për ndaljen sa më parë dhe me çdo kusht të këtij shterrimi asgjësues të popullit. Ky model “zhvillimi” nuk është gjë tjetër veçse model dëshpërimi dhe asgjësimi. Koha për të ndalur këtë shkretim, të programuar të vendit nga “Rilindja” lokale dhe ndërkombëtare”, shkruan Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *