Subscribe

Si rralle here, Tirana është nen pushtetin e ujit. Moti i keq dhe reshjet e dendura te shiut, kane krijuar nje situate te pazakonte. Rruge dhe zona te tera nga qendra ne periferi janë te përmbytura. Ne vetëm pak ore reshje, lumi i Lanes qe kalon përmes kryeqytetit, ka dale nga shtrati ne segmente te caktuara, pranë Pallatit me Shigjeta apo ne rrugën e Elbasanit. Edhe me e rende është situata ne lumin e Tiranës. Vërshimi i ujerave nga mali i Dajtit, ka bere qe te dale nga shtrati, ndërsa rrezikon seriozisht banesat e ulëta buze tij. Burime nga Shtabi i Emergjencave konfirmojnë se qe herët ne mëngjes janë evakuuar 10 familje rome. Kritike është gjendja edhe ne zonën e Tufines. Per shkak te mungesës se pusetave dhe rrjetit te kanalizimeve, uji ka vërshuar ne shtëpi e rruge. Banoret kërkojnë ndërhyrje per përballimin e situatës. Ndërsa ura e Shkozes është përmbytur plotësisht, uji ka dale mbi rruge, duke vështirësuar kalimin e njerëzve dhe mjeteve. Përballe kësaj situate, bashkia dhe Shtabi i Emergjencave duken te pafuqishëm për zgjidhje. Kur flitet per përmbytje, padyshim Don Bosko’ nuk bën përjashtim. Por kete here, gjendja ishte edhe me e rende, madje edhe prania e punëtoreve ne çdo puste, nuk te jep shprese për zgjidhje. Edhe pse situata eshte mjaft problematike, prefekti i Tiranës Sadi Vorpsi, konfirmon per Vizion Plus se gjendja po monitorohet hap pas hapi. Sipas tij, nuk ka rrezik per jetën e njerëzve, ndërsa punonjësit e Shtabit te Emergjencave dhe pushtetit vendor janë ne gatishmëri. Sinoptikanet parashikojnë se gjate janarit përmbytjet dhe situata te tilla, do te jene te shpeshta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *