Subscribe

Për shkak të motit të keq që ka përfshirë pasditen e sotme kryeqytetin, operatori i sistemit të shpërndarjes ka stakuar tre fidera me kërkesë të policisë si masë sigurie.

 

OSSH bën me dije se është kufizuar furnizimi me energji elektrike në zonat “Bulevardi “Bajram Curri”, “Zhan Dark”, rruga e Kavajës, rruga “Myslym Shyri” etj.

 

“Me kërkesë të Policisë (salla operative), për shkak të daljes së lumit Lana nga shtrati, OSSH stakoi 3 fidera të NS Selitë, si masë sigurie. Këto linja furnizojnë pjesërisht zonat “Bulevardi “Bajram Curri”, “Zhan Dark”, rruga e Kavajës, rruga “Myslym Shyri” etj. Pas verifikimeve në terren për prani të ujit në kabina, ekipet e OSSH rikthyen pas 25 minutave energjinë elektrike për 2 fiderat. Aktualisht po i japim gradualisht energji zonave të prekura nga masa e sigurisë deri në rikthimin e plotë të energjisë në të gjitha zonat”, thuhet në njoftimin e OSSH.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *