Subscribe

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti në një intervistë në Edicionin Qendror të Lajmeve në Vizion Plus me gazetarin Roland Zili, është shprehur se tashmë është kaluar piku i virozave nga gripi.

Megjithatë sipas mjekut duhet bërë kujdes, pasi kjo nuk do të thotë që virozat nuk janë ende në qarkullim.

Alimehmeti theksoi se ndryshe nga viti i kaluar këtë vit kemi një zhvendosje me një javë të kulmit të pikut të virozave.

I pyetu nga gazetari Zili se përse ky ndryshim, Alimehmeti theksoi se kjo lidhet me llojin e gripit që qarkullon por dhe me lëvizjet demografike.

Pjesë nga biseda:

Roland Zili: A mund të themi sot se e kemi kaluar më të keqen e virozave të dimrit?

Ilir Alimehmeti: Patjetër që është kaluar piku i infektimeve, por simpomat zgjasin pak më shumë. Kemi një zhvendosje me afro një javë të pikut të infektimeve dhe pikut të simptomave të rënda, por janari përgjithësisht ka qenë muaji më i keq. Si sivjet ashtu edhe vjet për herë të parë, që në Europë por edhe në SHBA ka qenë më herët kalimi i pikut, më afër dhjetorit, fillimit të janarit. Kjo gjë u ripërsërit edhe sivjet. E zakonshme ka qenë fundi i janarit apo java e parë e shkurtit.

Roland Zili: Përse ky ndryshim?

Ilir Alimehmeti: Ka të bëjë më shumë me lëvizjet, me çfarë virusi qarkullon, lëvizjet demografike. Nuke  dimë përse po ndoh por jemi gjithmonë aty kur ndodh. Pra periudha më e vështirë ka qenë java e parë e dytë e janarit, tani jemi në zbritje, që do të thotë se do të kemi më pak infektim por nuk do të thotë se këto bëhen zero brenda ditës. Patjetër që këtu këtu flitet me shifra të rëndësishme, deri sa të kalojë krejt dimri, sepse virozat përgjatë gjithë dimrit vazhdojnë, pra persistojnë në mënyrë të vazhdueshme, edhe sikur të jetë një person i vetëm i infektuar në ditë, pse të jeni ju ai person, pra ai kujdes do vazhduar të ketë. Megjithatë nuk është parë diçka jashtë normalitetit sa ju përket formave të rënda.

Roland Zili: Ju thoni se nuk kemi patur forma të rënda, por shumë njerëz janë ankuar këtë radhë se gripi ishte më agresiv se herët e tjera është e vërtetë?

Ilir Alimehmeti: Këtë do themi dhe në janar të 2025-sës, këtë kemi thënë dhe në janar të 23-isht, patjetër edhe në janar të 24-ës, sepse është e natyrshme që harrohet. Mos të harrojmë edhe një element të rëndësishëm, se përgjithësisht kalkulohet se çdo person kalon një formë më të vështirë 2-3 vjet, sepse nuk infektohen asnjëherë 100% e popullatës, infektohen afro 20%, sivjet ka qenë afro 30% e popullatës, patjetër që njeriu kujtohet vetëm kur infektohet vetë ose familaj e tij për nëj gjë më të rëndësishme. Nëse vjet nuk janë infektuar sivjet patjetër ka qëlluar rasti, sepse ky lloj imuniteti kaq mban, rreth 2-3 vjet, dhe pastaj ritkehet, kjo është ajo që bën gripi. Fatmirësisht janë simptoma që zgjidhen vetë. Duke i lënë 3-4 ditë dhe pastaj shohim se kto simptoma bien vetë, por në këto momente duhen vetëm, masa mbrojtëse, ngrohtë, hidratime, paracetamol, ibubrofen për menaxhim të temperaturës apo të dhimbjeve dhe kaq. Nëse agravohen këto simptoma shkon te mjeku, sepse ju dëgjova me kujdes, 27 mijë thirrje urgjencës i bie p[ak a shumë 1 mijë thirrje në ditë. Por nëse i bie 1 mijë thirrje në ditë nuk mund të kemi ne siç thotë ISHP-ja 15 mijë raste në javë gjithsej, pasi jo të gjithë marrin urgjencën, marrin vetëm rastet që kanë një urgjencë më të madhe. I bie 7 mijë veta në javë kanë marrë në telefon, gjysma jo, nuk ka si shkon. Pra raste të infektuara kanë qenë më shumë, por raste që kanë nevojë ëpr ndihmë mjekësore të specializuar janë shumë më pak.

Roland Zili: Çfarë ndodh me mutacionet e Covid-it që duket se tashmë janë harruar?

Ilir Alimehmeti: Fatmirësisht vijon qëndron omicron me ato nën variantet e veta, JN1 është varianti dominues. Por vazhdon omicroni, kemi një situatë të qetë, pikërisht për faktin se omicroni ishte 80% më pak i rrezikshëm për format e rënda në krahasim me deltën është njëri element, dhe i dyti element është se imuniteti natyror mban. Pra që do të thotë kalimi i viruseve, pasi të gjithë ne e kemi kaluar njëherë virusin, dhe sigurisht imuniteti natyror mban dhe kjo ëhstë arsyeja përse neve kemi kaq pak raste të rënda tani që flasim. Po të kishte qenë për regjimin vaksinor, ne këtu e dimë fare mirë se jemi shumë shumë mbrapa, pra kjo situatë e mbajtur është nga këto dy elemente. Njëri nënvariant më i butë, dhe i dyti imuniteti natyror që vazhdon mban për sa kohë ne flasim.

/Vizionplus.tv/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *