Subscribe

Me shume se gjysma e ndërtimeve pa leje ne te gjithë vendin janë të pa legalizuara. Kjo për shkak te problematikave te ndryshme qe kane objektet e ndërtuara ne mënyrë te paligjshme apo te braktisura nga pronaret.

 

Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë se Legalizimeve Artan Lame gjate deklarate per median deklaroi se vendin e pare per numrin e legalizimeve te kryera e ze qarku i Tiranës, i ndjekur nga Durrësi dhe Fieri.

 

Kreu i ALUIZNI-t sqaroi se procesi i legalizimeve do te kete nje sere ndryshimesh ligjore per t’i dhënë zgjidhje problematikave qe ka legjislacioni aktual.  Por megjithe amendimet e pritshme, ato nuk do të sjellin legalizimin e të gjitha objekteve, pasi shume prej tyre janë bere ne shkelje të plotë të ligjeve të ndryshme.

 

Krahas ristrukturimit ligjor, Agjencia e Legalizimeve do ti nënshtrohet nje reforme te thelle ne administratën e saj per te punësuar persona te arsimuar dhe specializuar ne profilet qe kërkon kjo agjenci.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *