Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë viktimë nga koronavirusi në vendin tonë.

 

Lajmin e mirë e ka dhënë vetë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, ajo shkruan: “Pas 244 ditësh, asnjë humbje jete sot”.

 

Ndërkohë, janë identifikuar 15 raste të reja, nga 2,691 testime të kryera.

 

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 43 pacientë, nga të cilët 7 ndodhen në terapi intensive.

 

Sa iu përket të shëruarve, 71 qytetarë arritën ta fitonin betejën me virusin orët e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *