Në mbarë globin, pandemia ndodhet në fazën më kaotike. Deri tani, në botë  regjistrohen mbi 12 milionë raste pozitive me COVID-19 dhe 550 mijë viktima.

Për të shmangur rrezikun e “rigjallërimit të virusit”, ministri i Shëndetësisë italian, Roberto Speranza, vendosi këtë të enjte që të ndalojë hyrjen e çdo personi, i cili ka qëndruar apo ka kaluar në 13 vende që konsiderohen “me rrezik”.

Në listën e publikuar nga Ministria e Shëndetësisë përfshihen Armeninë, Bahrein, Bangladeshin, Brazilin, Bosnjë dhe Hercegovinën, Kilin, Kuvajtin, Maqedoninë e Veriut, Moldavinë, Oman, Panama, Peru dhe Republika Dominikane.

Fluturimet direkte dhe indirekte drejt dhe nga këto vende janë pezulluar.

“Ne kemi zgjedhur linjën e kujdesit maksimal,” tha ministri pasi nënshkroi urdhrin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *