E martë, 22 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Lajm i mirë/ Të gjithë pacientët e shëruar nga koronavirusi prodhojnë antitrupa

Të gjithë pacientët që fitojnë betejën me koronavirusin prodhojnë antitrupa. Lajmin e mirë e dha në “Tëitter” eksperti Roberto Burioni, i cili konfirmoi se secili pacient prodhon antitrupa në sasi të ndryshme.

“Megjithëse në sasi të ndryshme, pacientët e shëruar nga koronavirusi prodhojnë antitrupa kundër virusit. Ky është një lajm i mirë sepse e bën të besueshëm diagnozën serologjike dhe është diçka premtuese për krijimin e imunitetit.”

Guido Silvestri, që drejton një nga laboratorët më të përparuar të kërkimit në Mikrobiologji dhe Imunologji, e quajti lajmin më të mirë që nga shpërthimi i pandemisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë