Kryeministri Rama njoftoi përfundimin e raundit të parë të negociatave për marrëveshjen e sigurimeve shoqërore me Kroacinë.

 

Përmes një reagimi në Facebookm, kryeministri shprehet se pas ratifikimit të marrëveshjes, rreth 3 mijë shqiptarë do të përfitojnë nga njohja e viteve të punës.

 

“Përfundon raundi i parë i negociatave mes Shqipërisë dhe Kroacisë për marrëveshjen e sigurimeve shoqërore

Pas përfundimit të procesit teknik do të ndiqen të gjitha procedurat për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje. Rreth 3 mijë shqiptarë që punojnë në këtë vend do të përfitojnë nga njohja e viteve të punës.”– shkruan Rama.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *