Subscribe

Bullgaria do të heq veton kundër Maqedonisë së Veriut për celjen e negociatave.

 

Lajmi u konfirmua përmes një statusi në twitter nga eurokomisioneri për zgjerimin Oliver Varheily.

 

Ai falenderoi liderin e opozitës bullgare Borisov, që sipas tij ka marrë një vendim historik duke pranuar të votoje pro në parlamentin bullgar për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së veriut.

 

“Falenderojmë liderin e opozitës Bojko Borissov për marrjen e një vendimi historik për Evropën dhe Maqedoninë e Veriut, për pranimin e negociatave bazuar në propozimin francez që lejon vazhdimin në hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut. Ne presim që qeveria t’i bëjë propozimet e nevojshme Parlamentit sot në mënyrë që Evropa të mund të ecë përpara”,- ka shkruar Varhelyi ne Twitterin e tij.

 

Ndërkohë gjatë ditës së sotme, lideri i opozitës Bojko Borisov deklaroi se propozimi francez ishte më i mirë lidhur për gjetjen e një marrëveshje me Shkupin. Borisov tha se dokumenti francez duhet të miratohet me shumicë të plotë dhe se partia e tij do i japë votat për këtë votim.

 

BOJKO BORISOV

LIDERI I OPOZITES

Ne nuk do të qëndrojmë në anën e errët të Euroazisë dhe nuk do të lejojmë përhapjen e Putinizimit.

 

Borisov tha se GERB do të mbështesë të gjitha axhendat që garantonin orientimin euroatlantik të Bullgarisë.

 

Edhe presidenti Rumen Radev përshëndeti propozimin francez, duke thënë se ishte më i miri, edhe pse nuk jepte garanci të mjaftueshme për interesat kombëtare.

 

RUMEN RADEV

PRESIDENTI I BULLGARISE

Propozimi francez për të zhbllokuar procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut është më i miri për Bullgarinë, por politikanët bullgarë nuk duhet të nxitojnë për të shpallur një fitore historike, pasi dokumentet e propozuara nuk ofrojnë garanci të mjaftueshme për të mbrojtur interesat e Sofjes.

 

Radev theksoi se ndryshimi i Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut nuk është hapi i fundit, por i pari drejt integrimit në BE.

 

Ky në fakt është në lajm I mirë edhe për Shqiperinë, pasi procesi I hapjes së negociatave ishte I lidhur me fatin e negociatave edhe të Maqedonisë së Veriut duke qënë se BE-ja kishte vendosur ta trajtontë Tiranën dhe Shkypin zyrtar brenda një procesi.

 

Vendimi bullgar vjen nje dite perpara zhvillimit te Samitit të Ballkani Perendimor qe do te mbahet ne Bruksel kete te enjte. Lideret e rajonit, Rama-Vucic dhe Kovacevski kishin paralajmeruar bojkotin nese nuk do te kishte nje terheqje nga Bullgaria.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *