Subscribe

Kjo e martë shënon një lehtësim të qarkullimit të automjteve në sheshi shqiponja, pasi është hapur një tunel për të gjtihë mjetet që duan të dailn nga tiranë në drejtim të durrësit

Por shqetësimi më I madh mbetet hyrja në kryeqytet. Ministrja Belinda Balluku njoftoi se pas dy javësh pritet të hapet tuneli I radhës për të lehtësuar edhe hyrjen në Tiranë.

 

“Kemi bërë hapjen e tunelit të 4. Nga Tirana automjetet që dalin nga Tirana, pra që vijnë nga pallati me Shigjeta dhe nga ura e lidhjes me TEG-un kalojnë në tubin e 4 për të dalë në autostradën në drejtim me Durrësin. Këto nuk janë lëvizjet definitive që do të ketë projekti në përfundim të tij, pra në Dhjetor të 2021, kur projekti të përfundojë nuk do të jenë këto lëvizjet e tubave. Këto tunele po hapen paraprakisht për të pasur një shfryrje të trafikut. Trafiku e dimë që nuk ka qenë i lehtë për t’u menaxhuar. Gjejmë momentin për t’i kërkuar ndjesë qytetarëve për orët që kalojnë në këtë aks, por duhet kuptuar që është një kantier i madh. Shpresojmë që brenda 2 javësh të hapim tunelin e tretë i cili do të facilitojë drejtimin nga Durrësi në drejtim të Tiranës”,

 

Punimet n ëish sheshin “Shqiponja” do të përfundojnë në dhjetor të këtij viti. E deri atëherë qarkullimi në këtë nyje do të mbetet sfidues për shoferët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *