Një lajm i mirë vjen nga Poliçani. Testimet e personelit të qendrës shëndetësore të këtij qyteti, të përbërë nga 30 mjekë, infermierë e punonjës, kanë rezultuar “negativë”.

 

Pas konfirmimit të rastit të parë me koronavirus në këtë qytet ditën e hënë, një 79-vjeçari që për shkak të sëmundjeve të tjera prej një muaji merrte shërbim mjekësor në të vetmen qendër shëndetësore të Poliçanit, i gjithë sfati mjekësor u karantinua. Lajmi konfirmohet nga Drejtoria Rajonale e Epidemiologjisë dhe Shëndetit Publik në Berat.

 

Sipas kësaj drejtorie, mjekët infeksionistë kanë bërë edhe gjurmimin e kontakteve të 79-vjeçarit të prekur me koronavirus, të cilët janë karantinuar dhe janë në vëzhgim të përditshëm nga mjekët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *