21 tampona të derguara nga Korca në ISHP  ditën e sotme kanë rezultuar negative. Lajmi i mire konfirmohet nga burime zyrtare te Njesise Vendore te Kujdesit Shendetesor. Te njejtat burime thane se 11 prej personave te dyshuar kane qene nga qyteti i Pogradecit, mes te cileve 6 mjeke dhe nje infermier, por edhe te tjere qytetare te cilet kane shfaqur simptoma te ngjashme me covid-19, ndersa kane rezultuar negative ndaj ketij virusi. Nje i dyshuar si i prekur nga Sars cov 2 ka qene ne Kolonje dhe nje tjeter ne Devoll, nderkohe qe 8 persona te tjere kane qene qytetare te Korces por edhe emigrante te cilet dy dite me pare u strehuan ne nje prej hoteleve ne periferi te qytetit juglindor. Te gjithe tamponat e te dyshuarve kane dale negative, cka do te thote se kete te shtune qarku i Korces do te vijoje te mbetet me vetem 17 raste Covid-19. Nje gje e tille ndodh prej 9 ditesh, kur pervec oficerit te policise kufitare qe ka rezultuar pozitiv tri dite me pare, nuk eshte hasur asnje rast tjeter me virusin e rrezikshem.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *