Doktori Arjan Mezini i cili po qëndron pranë pacienteve me Covid 19 në spitalin “Shefqet Ndroqi” ndau me shikuesit e “Kapital” në Vizion Plus lajmin e mirë që vinte nga një studim I Universitetit të san Diegos në Kaliforni sa I takon vaksinës që mund të parandaloje koronavirusin.

Doktori I njohur pneumolog tha se studiuesit shkencore deri tani kanë arritur në përfundimin se ky virus ështgë më dembel në raport me të tjerët sa I takon mundësisë për të pësuar mutacion me shpejtësi.

Mezini tha se fakti që Covid-19 e pëson mutacionin me shumë “dembelizëm” shton optimizmin se efektëshmësia e vaksinës që mund të dalë do të jetë e madhe.

“Studimi i kryer në Kaliforni ka arritur në përfundimin se ndryshimi që mund të pësojë ky virus nga viti në vit mund të jetë më I avashtë edhe në raport me influencen gripale që ne bëjmë vit për vit. Kjo do te thote se efektshmeria e vaksines qe do pergatitet per kete virus do tge jete me e madhe, mendojne studiuesit ne San Diego.  Shpresojme ta kemi sa më shpejt vaksinën për këtë virus ndonëse për këtë gjë po punojnë 70 laboratore në të gjithë botën”.

Doktor Arjan Mezini tha se bashkë me masat e ndërmarra shpresohet shume që edhe ngritja e temperaturave ta ule sa më shumë fuqinë e përhapjes së Covid 19 sic ndodh edhe me “kushërinjte” e tij virusë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *