Video · Kronikë
Lajm i fundit/ Atentat në mes të Vlorës
Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditen e kësaj të hëne në Vlorë.
Persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri ndaj një automjeti tip “BMW”.
Reklamë
Burime për Vizion Plus bëjnë të ditur se nga të shtënat është plagosur rëndë një person. Atentati ka ndodhur në lagjen “Hajro Cakerri”.
Nga të dhënat e para bëhet e ditur se objektiv i atentatit ka qenë drejtuesi i makinës tip BMW X5, një 40-vjeçar me iniciale B.B.
Më shumë video
Reklamë



