E mërkurë, 30 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

40-vjeçari i vrarë në Vlorë, u arrestua në 2011 për vrasje dhe u la i lirë

40-vjeçari që u ekzekutua këtë të hënë në mes të Vlorës ishte një person i njohur për drejtësinë.

 

Reklamë

Bledar Birçaj, mësohet se ka qenë i arrestuar në vitin 2011, ku u përball me akuzën e vrasjes. Mirëpo, çështja u mbyll në muajin të korrik të po atij viti, duke mbyllur kështu problemet me drejtësinë.

 

Biznesmeni ishte duke udhëtuar me automjetin e tij tip “BMW” në zonën e njohur si “Bishti i Kalldrëmit”, kur një tjetër mjet i ndërpreu rrugën, duke qëlluar me breshëri kallashnikovi drejt tij.

 

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Më shumë video

Reklamë