Kryeministri Rama dhe Ministrja Manastirliu dhanë një tjetër lajm të mirë mbrëmjen e kësaj të shtune.

Pacienti zero ka dalë sërish negative në analizat e dyta që iu është nënshtruar, cka do të thotë që ai është gati të lërë spitalin dhe të vetëizolohet sipas protokollit për 14 ditët e ardhshme në shtëpi.

 

“DHE PACIENTI ZERO SAPO DOLI NEGATIV:, shkruan Rama në facebook.

 

Nga ana tjetër Ministrja Manastirliu shkruan se pacienti zero por edhe babai I tij pritet të lënë spitalin pasi janë shëruar plotësisht.

 

Një tjetër lajm i mirë??
Edhe pacienti 0️
 sapo është konfirmuar negativ??
Babë e bir pritet të lënë spitalin dhe bashkë me pacientin tjetër që la spitalin mesditën e sotme, janë 3️
 pacientët e shëruar që rikthehen në shtëpi??
Shumë mirënjohëse për punën dhe sakrificën e ekipit të 
Infektivit. Jeni më të mirët.

 

Këtë të shtunë I pari që la spitalin e Infektivit nga pacientet e prekur nga koronavirusi në vendin tonë ishte një i afërm i pacientit zero.

 

Ky I fundit doli pozitiv si rasti I parë në vendin tonë në datën 8 mars. Ai kishte mbërritur nga Italia në datën 26 shkurt dhe kishte infektuar fillimisht babain e tij 54 vjecar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *