I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak e ka vleresuar si hap te rendesishem takimin e nivelit të lartë në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës dhe presidentit serb.
“Presidenti Vuçiç dhe kryeministri Kurti u takuan në Bruksel për të diskutuar një çështje vendimtare të personave të zhdukur. Jam i lumtur që të dy udhëheqësit ranë dakord të punojnë së bashku për të sqaruar vendndodhjen e njerëzve që u zhdukën gjatë luftës. Ne mirëpresim miratimin e palëve të deklaratës për personat e zhdukur dhe presim që të bëjnë përparim në mbylljen e rasteve të pazgjidhura të personave të zhdukur. Kjo jo vetëm që do t’i ndihmojë familjet e tyre të gjejnë paqe, por edhe do të avancojë normalizimin ndërmjet Kosovës dhe Serbië”
Lajçak theksoi se drafti per asociacionin i paraqitur nga ekipi menaxhues është pikënisje e rëndësishme për diskutimet e ardhshme.
“Palët gjithashtu bënë një hap të rëndësishëm dhe simbolik drejt themelimit të Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe. Megjithëse drafti i parë i paraqitur nga ekipi menaxhues nuk është përfundimtar, ai është një pikënisje e rëndësishme për diskutimet e ardhshme në nivelin e Kryenegociatorëve.
Ekipi Menaxhues për hartimin e draftit për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe është shkarkuar disa ditë më parë nga Qeveria e Kosovës. Drafti i parë i prezantuar është cilësuar si i papranueshëm nga kryeministri Albin Kurti.