Subscribe

Në përfundim të vizitës 3 ditore në Prishtinë, i dërguari i Bashkimit Europian Miroslav Lajcak, i bëri të qartë të gjitha palëve politike në Kosovë, se nuk mund të ketë marrëveshje gjithpërfshirëse me Serbinë, pa ndihmën e Bashkimit Europian.

MIROSLAV LAJÇAK
PERFAQESUES I BE PER DIALOGUN

“Më lejoni të theksoj vetëm një gjë: Kosova është pjesë e Europës, problemet tuaja janë problemet tona, sukseset tuaja janë sukseset tona, dhe e ardhmja juaj eshtë europiane.  Rruga e Kosoves drejt BE-së shkon përmes këtij dialogu dhe kjo është theksuar në mënyrë ekslicite ne rezolutën e asamblese të OKB të vitit 2010 dhe në të gjitha konkluzionet e këshillit të BE. Dua që Kosova të ece përpara në këtë rrugë. Kjo nuk mund të bëhët me asnjë tjetër përveç se me BE-në.”

I pyetur nga gazetarët për rolin e SHBA-se në procesin e dialgout, Lajçak nënvizoi se ashkush përveç BE-së nuk mund të sigurojë integrimin e Kosovës në union.  

“Nuk jemi konsultuar dhe nuk dua të komentoj për iniciativat e të tjerëve. Për ne shba-ja është një partner shumë i rëndësishëm dhe historia ka treguar se ne kemi qenë gjithmonë të susksessëhm kur kemi punuar së bashku. E thash me herët Kosova është në Europë dhe ashkush tjetër nuk mund të ofrojë të ardhme europiane për Kosoven përeç Bashkimit Europian. Ne komunikojmë me partnerët tanë në SHBA për iniciativat tona dhe presim që edhe ata të bëjnë të njejtën gjë.”

Lajçak nënvizoi se roli i tij në këtë proçes nuk është t’i detyrojë palët të pranojnë një gjë të cilën nuk e duan.

“Mandati im është shumë i qartë:  marrëveshja gjithepërfshirëse është një marrëveshje që zgjidh të gjitha çështjet e pazgjidhura dialogu ka një histori prej 10 vitesh, një varg marrrëveshjes janë zbatuar, ka marrëveshje që nuk janë zbatuar. Në fund të këtij procesi duam që të kemi zgjidhur të gjitha këto çështje. Roli ynë është që palët të dakordohen, dhe jo ti detyrojmë palët që të pranojnë diçka që nuk duan.”

Lidhur me heqjen e vizave Lajçak bëri të ditur se angazhimi serioz në dialogun Kosovë Serbi do të ndihmojë në liberalizimin e shpejtë. Ndërkohë, pas vizitës në Prishtnë, Lajçak pritet të vizitojë Beogadin javën e ardhshme.

Më herët gjatë ditës kryeministri Avdullah Hoti takoi një pjesë të liderëve politikë për unifikimin e qëndrimit në dialgoun Kosovë-Serbi, nderkohe qe opozita e bojkotoi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *