Subscribe

Nuk ka ende një datë takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

 

I dërguari i posacëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, në përfundim të vizitës e tij në Prishtinë deklaroi se thelbi nuk është zhvillimi i një takimi mes dy udhëheqësve, por arritja e një marrëveshjeje.

 

MIROSLAV LAJÇAK

 

I DERGUARI I BE-së PER DIALOGUN

 

“Kjo është edhe arsyeja pse jam këtu. Nuk ka të bëjë vetëm me takimet, por edhe rezultatet. Këtë javë unë kam takuar dy herë kryeministrin Kurti dhe kam biseduar me presidentin Vuçiç, por nuk kishte rezultate pozitive të këtyre takimeve. Ambiciet tona janë të ndryshme në këtë moment dhe nuk ka të bëjë vetëm me organizimin e takimit, por edhe me një marrëveshje dhe kjo është arsyeja që ne po punojmë në këtë drejtim”

 

Zyrtari i lartë i Brukselit, pas takimit e tij me Kurtin vuri në dukje se të dyja palët kanë vullnet të vazhdojnë bisedimet.

 

“Dialogu do të vazhdojë, sepse është i rëndësishëm dhe ne kemi një vullnet të mirë. Ne vetëm duhet të sigurohemi që takimi do të prodhojë rezultate të mira”

 

Lajcak ka takuar edhe presidenten Vjosa Osmani, ku vuri në dukje nevojën për konfirmimin e së ardhmes Evropiane për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *