Subscribe

I dërguari i Bashkimit Europian për dialogun  Miroslav Lajçak, e ka mbyllur vizitën dyditore në Kosovë duke takuar të gjithë ambasadorët e vendeve te perendimit. Zyrtari i Bruskelit është shprehur në një postim në Twitter se e ka informuar komunitetin ndërkombëtar për hapat e ardhshëm dhe pritjet rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

 

I derguari i BE ka qëndruar dy ditë në Kosovë një javë para takimit në Ohër ku pritshmëritë janë që plani europian të kthehet në dokument për tu firmosur nga Albin Kurti dhe Aleksander Vuçiç.

 

Përveç takimeve me krerët e shtetit, Miroslav Lajçak ka biseduar edhe me liderët e partive opozitare të cilët kanë shprehur rezervat e tyre për propozimin  që synon normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

 

I ngarkuari per dialogun ka zhvilluar takime edhe me Listën Serbe dhe shefin e UNMIK-ut e të EULEX-it si dhe komandantin e KFOR-it.Të hënën Miroslav Lajçak do të jetë në Beograd për tu takuar me  presidentin Aleksandër Vuçiç me të cilin do të diskutojë arritjen e dakordësisë përpara takimit të 18 marsit që do të mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *