Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
10 August 2026
Vizion fokus

Messi i thotë lamtumirë babait, ylli argjentinas i “gjunjëzuar”...

Përdhosen simbolet e Adem Jasharit, Komandant Telit dhe UÇK-së...

Ish-deputeti vret zyrtarin e lartë në Tajlandë, plagoset shoferi...

Ministri Nufi takon pilotët e Forcës Ajrore: Mirënjohje për...

Zuckerberg sfidon kampionin e UFC-së, drejtuesi i Meta-s përfundon...

Pse po largohen të rinjtë?

AIDA nis fushatën kombëtare për mbështetjen e ndërrmarjeve të...

Dyshuan se ishte trupi i një viktime, por ajo...

Detyra shtëpie me inteligjencë artificiale, Danimarka shtrëngon masat, nxënësit...

Breshëri sulmesh ukrainase në Rusi, Moska pretendon se ka...

Lajçak: Barrikadat në veri të hiqen me marrëveshje jo me buldozer

14 Dhjetor 10:27

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak bën të qartë në Prishtinë, se nuk do që të përdoren buldozerët për heqjen e barrikadave në veri të Kosovës, por të ketë një zgjidhje diplomatike. Lajçak së bashku me të ngarkuarin amerikan për Ballkanin Gabriel Escobar, deri në orët e vona  të ditës së martë qëndruan në Prishtinë ku zhvilluan takime me kryeministrin e Kosovës, Abin Kurti. Tensionet në veriun e Kosovës, plani franko-gjerman, apo siç tashmë njihet propozimi i BE-së  dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe, ishin temat me të cilat Escobar dhe Lajçak, diskutuan me kryeministrin Kurti.

“Tensionet nuk i ndihmojnë askujt”

“Kam pasur diskutim të gjatë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Nuk do t’i bëj publike detajet, sepse, jam në mes të misionit dhe do ta vazhdoj vizitën nesër në Beograd. Do të takohem me komandantin e KFOR-it dhe atë të EULEX-it, për të parë vlerësimin e tyre për situatën në terren, dhe më pas do të tentojmë të gjejmë zgjidhjet e mundshme, sepse kjo gjë nuk është e mirë. Unë nuk mendoj se kemi llogari të presim për të ndodhur diçka e keqe. Tensionet nuk i ndihmojnë askujt, dhe nuk mendoj që ndonjë njeri normal është i lumtur me këtë situatë në veri”, tha Lajçak. Sipas tij, “mënyra më e mirë për të hequr barrikadat është nëse bëhet si rezultat i një marrëveshje politike e jo me buldozer”.

Edhe i ngarkuari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar shpreson për një zgjidhje të shpejtë të krizës në veriun e Kosovës, ku prej një jave serbët lokalë po mbajnë të barrikaduara rrugët kryesore. Ai tha se “duhet të fillojmë të flasim për zbatimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, e kam bërë shumë të qartë këtë”. “Shpresoj se do të kemi një zgjidhje shumë afër në të ardhmen në këtë krizë. Jam shumë i inkurajuar që përfaqësuesi i BE-së është këtu dhe shpreha mbështetjen time për përpjekjet e tij që të ecet përpara me propozimin franko-gjerman”, tha Escobar.

Nuk ka reagim për Asociacionin nga qeveria në Prishtinë

Themelimin e Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, Beogradi zyrtar e kërkon me këmbëngulje, madje që të ketë kompetenca ekzekutive, gjë që për Prishtinën zyrtare kjo është e papranueshme. Qeveria e Kosovës thotë se në takim me emisarët evropianë dhe amerikanë kishte ujdi që barrikadat në veri duhet të hiqen, por ajo nuk përmend askund që në takim është diskutuar për Asociacionin e komunave serbe dhe për planin franko-gjerman, pjesë të të cilit tashmë mediet në Prishtinë i kanë publikuar. “Në takim kishte dakordim të përbashkët që duhet të hiqen barrikadat në veri të cilat pengojnë lirinë e lëvizjes. Përmes gatishmërisë për takime dhe diskutim, Republika e Kosovës ka dëshmuar në vazhdimësi së është palë konstruktive që angazhohet për arritjen e një marrëveshje ligjërisht e ndërkombëtarisht të obligueshme për normalizimin e plotë të raporteve të ndërsjella me Serbinë me njohjen reciproke në qendër”, thuhet në një komunikatë të zyrës së kryeministrit.

Brnabiç zemërohet me Escobar

I ngarkuari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar dhe ai evropian Miroslav Lajçak, nga Prishtina të mërkurën udhëtojnë për në Beograd për takim me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç. Ky i fundit ka thënë se Serbia do të bëjë  kërkesë zyrtare për t’i kthyer një mijë trupa ushtarake në Kosovë, bazuar siç thonë në Beograd “në rezolutën 1244 të KS-it”. Por, diplomati amerikan Escobar gjatë një interviste për mediet në Prishtinë, tha se SHBA-ja e hedh poshtë në mënyrë kategorike këtë kërkesë të Serbisë. Deklarata e Escobar nuk i ka pëlqyer aspak kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiçlajcak. Ajo shkroi në Twitter se “Gabriel Escobar, është një tjetër politikan që me vendosmëri është kundër rezolutave valide të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.”

Situata në veriun e Kosovës vazhdon të jetë e tensionuar ndonëse në tri ditët e fundit nuk është shënuar ndonjë incident. Barrikadat e ngritura nga serbët lokalë po mbajnë të bllokuara rrugët kryesore që çojnë drejt pikave kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak. Serbët ngritën barrikada në shenjë revolte siç thanë pasi Policia e Kosovës arrestoi një ish-polic serb Dejan Pantiç, nën dyshimet se ka organizuar “sulm terrorist” në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës. Autoritetet ndërkombëtare po bëjnë thirrje për heqjen e barrikadave dhe të sigurohet liria e lëvizjes./ DW

Posted Under:
Kronike Kryesoret Rajoni
Tagged:
Barrikada buldozer lajcak Veri

Nga e njëjta kategori

Përdorimi i telefonit, shkaku kryesor i aksidenteve, ja ndryshimet e forta në Kodin Rrugor, paralajmërimi për shoferët

më shumë...

Përdhosen simbolet e Adem Jasharit, Komandant Telit dhe UÇK-së në Maqedoninë e Veriut (VIDEO)

më shumë...

Pse po largohen të rinjtë?

më shumë...

Zjarri vijon të djegë malin e Krujës, flakët jashtë kontrollit për shkak të terrenit të pakalueshëm

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

12:18

Vangjel Tavo shkrin IMT-në e Himarës, pas...

12:14

Përdorimi i telefonit, shkaku kryesor i aksidenteve,...

12:10

“Ku shikoj shkurre, dua t’i djeg”, zbardhet...

11:52

Messi i thotë lamtumirë babait, ylli argjentinas...

11:51

Po ndërtonte pa leje një objekt 5-katësh,...

11:33

“Nuk e njohim Kosovën”, deputeti ukrainas kundër...

11:31

Përdhosen simbolet e Adem Jasharit, Komandant Telit...

11:25

Arrestohet 70-vjeçari, i vuri flakën magazinave të...

11:12

Ish-deputeti vret zyrtarin e lartë në Tajlandë,...

10:59

Ministri Nufi takon pilotët e Forcës Ajrore:...

10:49

Grabitja e argjendarisë me kallashnikov në Paskuqan,...

10:49

Zuckerberg sfidon kampionin e UFC-së, drejtuesi i...

10:44

“Krijuam familjen tonë”, këngëtari Mateus Frroku bëhet...

10:26

Pse po largohen të rinjtë?

10:00

AIDA nis fushatën kombëtare për mbështetjen e...

9:40

Dyshuan se ishte trupi i një viktime,...

9:32

Vijon fluksi i lartë në portin e...

9:26

Detyra shtëpie me inteligjencë artificiale, Danimarka shtrëngon...

9:26

Ministria e Mbrojtjes bën bilancin: Në 24...

8:56

Zjarri vijon të djegë malin e Krujës,...

Më të klikuarat

  • Skandal në Greqi, 15-vjeçari shqiptar denoncon 17-vjeçarin b...
  • Aktorja përballet me momentin e sikletshëm në tapetin e kuq...
  • Makth për vajzat e mitura në Ceuta, raportohen të paktën pes...
  • Dyshuan se ishte trupi i një viktime, por ajo që gjetën bren...
  • Viktima Johan Zuko dhe autori Kristjan Sterjo Sterjo mori kallashin dhe ndoqi Zukon e shokët e tij për t’i...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.