Shtatë persona janë vënë në pranga pas një hetimi 3 mujor i policisë shqiptare dhe asaj franceze, 3 prej të cilëve u kapën në vendin tonë.

Ata akuzohen për vjedhje me forcë të rreth 70 apartamenteve në zonën e Nancy-t.

Hetimet në Shqiperi u ndoqën nga prokurori i krimeve të rënda, Besim Hajdarmataj.

Në Francë u arrestuan 4 anëtarë të familjes Kajtazi, të drejtuar nga Arif Kajtazi, të cilët janë rezidentë prej vitesh në rajonin e Nancy-t.

Ndërsa në Shqipëri u ndaluan Besnik Fufi, Alfons Perloka dhe Aleks Marku.

Ata dyshohen për kryerjen e veprave penale të “vjedhjes”, “pastrimi i produkteve të veprës penale” dhe “grupi i strukturuar kriminal.

Nga hetimet rezulton se familja Kajtazi u siguronte Fufit, Perlokës dhe Markut banesën dhe mjetet për realizimin e vjedhjeve.

Tre të arrestuarit në Shqipëri, pasi kryenin vjedhjet në Francë, riktheheshin në qytetin e tyre, në Laç, ku depozitonin sendet e grabitura.

Grupi i të arrestuarve dyshohet se kanë kryer vjedhje edhe në Belgjikë e Itali.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *