Kur të Enjten bëhet një vit nga tërmeti që i mori jetën 51 personave dhe la pas dëme të mëdha, kryeministri Edi Rama ishte në Laç.

 

Punimet për rindërtimin e dy zonave në qendër të qytetit, do të strehojnë 800 familje që goditja sizmike i la pa shtëpi.

 

Përveç pallateve apo ndërtesave më të ulëta, pjesë e rindërtimit janë edhe institucionet arsimore dhe shëndetësore.

 

Në zonën e parë aty ku po ndërtohet nga turqit, pallatet janë në ngritje.

 

Përballë saj po ndërtohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

 

Me rindërtimin e këtyre dy zonave, merr fund edhe problemi i kahershëm i përmbytjeve nga përroi i Laçit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *