Prej dy javësh, laboratori mjekësor në poliklinikën e specialiteteve në Elbasan nuk ofron shërbimin e analizave për pacientët. Shkak është bërë mungesa e bazës materiale. Kompania koncesionare nuk mund të sigurojë më reagent, pasi nuk ka marrë fonde nga qeveria.
Kjo situatë rëndon direkt qytetarët, të cilët janë të detyruar t’i bëjnë analizat tek privati.
Zyrtarë të poliklinikës në Elbasan, shpjegojnë se laboratori është me koncesion me një fond limit dhe brenda kësaj shume parash, janë përpjekur të kryejnë analizat e kërkuara nga qytetarët.
NEVJANA BUZANI
KORDINATORE PACIENTI NE POLIKLINIKE
Për të menaxhuar këtë situatë, deri në datën 3 prill, analizat do të kryhen nëpërmjet Chek Up, ndërsa për pacientë të cilët janë të shtruar në spital dhe ata me sëmundje tumorale nuk do të ketë mungesë të analizave.
Laboratori i Elbasanit është një nga më të mëdhenjtë në Shqipëri, pasi u shërben banorëve të 7 bashkive të qarkut.